Alimehmeti: Rënia e lindjeve në Tiranë, falë politikave të suksesshme si “Prindi 1 – Prindi 2”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rënien e ndjeshme të numrit të lindjeve në Tiranë gjatë vitit të fundit.

Duke iu referuar statistikave zyrtare, që tregojnë një ulje me 18% të lindjeve brenda vetëm një viti, Alimehmeti komenton se kjo është një “arritje” e politikave të reja që synojnë mbështetjen e familjes.

“Brenda vetëm një viti, lindjet bien me 18% në Tiranë falë aplikimit të politikave shumë të mira pro familjes nga ana e atyre që miratuan ligje aq të efektshme si Prindi 1 – Prindi 2!”, shkruan ai.

Reagimi i Alimehmetit vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me një krizë demografike në rritje, me emigrimin, plakjen e popullsisë dhe rënien e lindshmërisë si faktorë shqetësues për të ardhmen.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …