Berisha: Jam i bindur se kjo betejë do të fitohet! Nuk do ta nisja nëse nuk do isha i bindur te fitorja!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në deklaratën për mediat përsëriti bindjen e tij të palëkundur se, beteja politike e nisur prej tij do të përfundojë me fitoren e opozitës dhe rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.

Duke e quajtur këtë proces një sfidë të drejtësisë dhe demokracisë, Berisha u shpreh se, nuk do ta kishte nisur këtë betejë nëse nuk do të ishte i bindur në triumfin përfundimtar.

“Absolutisht i gatshëm ta udhëheq betejën gjer në fitore dhe me shembullin personal, t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë.

Nuk përjashtohet asnjë variant.

Rëndësi të jashtëzakonshme për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe jo ajo siç ua paraqet propaganda kriminale e qeverisë dhe altoparlantëve të saj.

Sepse është shumë e rëndë kur sheh pseudo-intelektualë të bëjnë avokatinë e akteve mega-kriminale të karteleve të drogës në studiot televizive dhe të thonë se në xhepat e mi nuk ka paratë e tyre. Ti ndan moralin me ta kur pranon veprën e një karteli, ti nuk ke asnjë dallim moral nga ta.

Je i zhveshur, je njësh me krimin.

Pra, çfarë do ndodhë?

Edhe njëherë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Cilido që është i gatshëm të luftojë në rrugën e zgjedhur nga PD. Thashë, jo jashtë institucioneve, është i mirëpritur dhe unë një betejë që nuk besoj se nuk do ta fitoja, nuk do e nisja.

Jam i bindur se kjo betejë do fitohet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …