Berisha: Këto zgjedhje nuk do të njihen kurrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi prerazi se, zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk do të njihen kurrë nga opozita, duke i cilësuar ato si një farsë të shëmtuar elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi intelektualë dhe analistë si bashkëpunëtorë në përpjekjen për t’u shitur shqiptarëve krimin si sukses elektoral, duke i rreshtuar ata, sipas tij, përkrah karteleve kriminale dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

“Unë edhe njëherë deklaroj se këto zgjedhje kurrë nuk do njihen dhe se ata, të cilët përpiqen t’u shesin shqiptarëve krimin si sukses elektoral, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rreshtojnë veten me kartelet, me Edi Ramën dhe me të gjithë autorët e farsës më të shëmtuar elektorale të majit 2025”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i Berishës për Ramën/ Do të tërheqim si nuk ta pret mendja…

Pjesë nga fjala e Berishës: E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të …