Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpallur qëndrimin zyrtar të forcës që ai drejton lidhur me zgjedhjet e 11 majit, duke deklaruar se ato nuk do të njihen dhe se Partia Demokratike do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre.
Në një deklaratë për mediat, Berisha i cilësoi zgjedhjet si një farsë të shëmtuar që përbën, sipas tij, një shkelje universale të ligjit, normave dhe standardeve zgjedhore.
“Partia Demokratike do kërkojë pavlefshmëri dhe të gjitha llojet e ankesave.
Farsa është një shkelje universale e ligjeve, e normave, e kritereve.
Për ta thënë me një fjalë. Merrni deklaratën e Edi Ramës se kodi zgjedhor është një kinezëri.
Që në këtë moment i dëshmon se do zhvillojë farsë dhe jo zgjedhje.