Berisha: Po të mos ishte efekti i karteleve dhe bandave, Durrësi mund të ishte 80 përqind për PD-në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar si një farsë të ndikuar rëndë nga kartelet dhe bandat kriminale.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se, nëse nuk do të kishte pasur ndikimin e drejtpërdrejtë të grupeve të strukturuara kriminale, Durrësi do të kishte votuar në masën 80% për Partinë Demokratike.

Ka qarqe që ka fituar PD.

Ti nuk mundet kurrë të pranosh se farsa ka të njëjtin efekt në çdo qytet, në çdo qark dhe kudo.

Por, kur sheh rezultatin e Arkend Ballës, 5 mijë vota më shumë se Edi Rama, atëherë më thuaj mua.

Nuk mundet kurrë të pranohet.

Kur sheh rezultatin e Blendi Gonxhes, që merr 5 mijë vota në Vorë dhe kandidati tjetër që dikur kishte marrë 6 mijë vota në Vorë, merr 2 mijë vota tani, sepse banda Xhabafti kaloi nga ai tek Gonxhe, pra njeriu nuk mund t’i nënshtrohet kësaj kurrë. Nuk mund t’i kapërdijë këto.

Po të mos ishte efekti i kartelit Troplini dhe jo vetëm, sepse nuk është vetëm Troplini në Durrës, është edhe banda tjetër që mbështeti Ani Dyrmishin, Durrësi mund të ishte 80 përqind për PD-në.

Pra, këtu nuk mund të injorohet për një shkak apo për një tjetër efekti i farsës kombëtare. E qartë, besoj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …