CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Këlliçi: Rama përdori paligjshmëritë për të organizuar farsën e 11 majit, u vodhi të ardhmen gjithë shqiptarëve!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi teksa ka falenderuar trupën elektorale dhe drejtuesit e degës nr. 2 Tiranë, shprehet se Edi Rama përmes paligjshmërisë, organizoi farsën e 11 majit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se shteti elektoral i Ramës, përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën, në mënyrë që t’u vidhte të ardhmen jo vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve.

Reagimi

Me trupën elektorale dhe drejtuesit e degës nr. 2 Tiranë.

Mirënjohje e thellë për secilin prej tyre që arriti të merrte pjesë në takimin e sotëm falenderues.

Shteti elektoral i Edi Ramës përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën e 11 majit, për t’u vjedhur të ardhmen jo vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve.

Faleminderit secilit për sakrificat në mbrojtje të demokracisë.

About Redaksia

Check Also

“Rama jepe dorëheqjen”! Sot dita e 11-të e protestës!

Pasi u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë qytetarët po marshojnë drejt kryeministrisë me thirrjen në kor …