Kur as Dumani dhe Irena me 3 mbiemra nuk e mbrojnë dot çiftin mafioz të Surrelit…

Nga Ardiana KALAJA

Gjithmonë e kam denoncuar se banditët më të mëdhenj se vetë banditët e krimit, janë gjyqtarët dhe prokurorët që paguhen nga taksat tona, për të dhënë drejtësi.

Dhe kur subjekt i kësaj mbrojtje janë çifti mafioz Kryeministror, situata bëhet më kriminale dhe me dëm më të madh ndaj interesit publik.

Me prova kam/kemi pasqyruar sesi institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë, është kthyer në amnistues të korrupsionit dhe krimit shtetëror e deri si armë kundër opozitës dhe liderit kryesor të saj, Z. Sali Berisha (dhe të tjerë natyrisht).

Para, gjatë apo pas zgjedhjeve.

I njëjti skenarë e të njëjtët aktorë.

Thjesht, ndryshojnë skenografinë (Task Forca) që mashtrimi të jetë në nivel më “intelektual”.

Ashtu si vetë krimi (sipas vetë konstatimit të Dumanit Altin).

Të kthehemi te krimi i rradhës i banditëve, veshur me togë magjistrati.

Për të kuptuar veprimet kriminale të banditëve Dumani dhe Irenës me 3 mbiemra, ti kthehemi pak kronologjisë kësaj çështje penale:

  1. Më datë 2 shtator 2024, kallëzoj në SPAK, çiftin mafioz Kryeministror të Surrelit, për grabitjen e pronës publike.
  2. Më datë 11.09.2024, me një turravrap të tejskajshëm (saqë më thsnë ju morën mëndtë), Dumani e kalon këtë dosje për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.
  3. Më datë 27.12.2024, pra pas 4 muajsh, Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e këtij procedimi penal???!!!
  4. Pas ankimit bërë nga unë vendimit të Prokurorisë së Tiranës, më datë 20.02.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke u ngritur në lartësinë e detyrës dhe ligjit, pranoi ankimin tim dhe e kaloi dosjen për kompetencë në GJKKO.
  5. Për “koeçidensë” edhe kjo çështje i kalon Irenës me 3 mbiemra dhe si gjithmonë, në shkelje të plotë të ligjit, por edhe nën urdhër politik, e dërgon për konflikt kompetencash???!!!, në Gjykatën e Lartë.
  6. Me vendimin datë 22.05.2025, Gjykata e Lartë, jo vetëm më dha të drejtë në të gjithë arsyetimin tim të ankimimit, por duke rrëzuar Dumanin dhe Irenën me 3 mbiemra, vendos që kompetenca për hetimin e familjes Kryeministrore për grabitjen e pronës në Surrel është VETËM SPAK dhe GJKKO.

Pra, ndërkohë që neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale përcakton se hetimi dhe gjykimi ndaj Kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë është vetëm kompetencë e SPAK dhe GJKKO, sharlatanët Dumani dhe Irena me 3 mbiemra, bëjnë ping pong me dosjen nga 2 shtator 2024.

Kush mban përgjegjësi për këtë vonesë të pajustifikuar në këtë çështje kaq të rëndësishme?

Po për uljen e besimit të publikut ndaj drejtësisë?

Se ashtu siç e kam deklaruar, vetëm kohë mund ti jepnin dhe ja dhanë banditit Kryeministër.

Ndaj dhe çdo çështje mbyllet sapo afrohet drejt emrit të tij dhe jo më kot ai i kërcënoi publikisht që:

– Mos guxonin ti kërkonin celularin.

Gjithsesi,

Çfarë do që të ndodhë, banditët me toga të zeza, nuk e amnistojnë dot pafundësisht as nga vjedhja e publikes dhe as e mandatit të katërt.

Madje, as edhe investimin për të zgjedhur ai opozitën.

Shumë shpejt, çdo gjë e vjedhur do kthehet.

Deri në qindarkën e fundit.

Nuk kam dyshimin më të vogël.

Deri atëhere, unë do vazhdoj të bëj atë që di më mirë:

Të mos bëj kompromis me të drejtën dhe të vërtetën.

Meqenëse Ambasada e SHBA, ka publikuar një numër për denoncime ndaj krimit të organizuar, kam vendosur që ta lë përkohësisht Dumanin “të qetë” e ti çoj denoncimet te ky numër.

Në këto kushte, i bëj thirrje Ambasadës së SHBA, se grupi i strukturuar kriminal që drejtohet nga Kryeministri Rama, ka si pjesë të tij dhe Altin Dumanin dhe Irenën me 3 mbiemra.

PS: Nuk e di a e kanë ankimuar në GJKKO vendimin e Ramës për ti sekuestruar celularin Dumanit?

Jo Nuredinit!

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …