Në vendin e krimit…

Nga Iva V.GRILLO

Distopik realiteti shqiptar, ku flitet pothuajse për gjithçka përvecse për hallin kryesor të shqiptarëve.

Vjedhjet dhe manipulimi i zgjedhjeve është një realitet objektiv, i dëshmuar “live” nga mediat…përveç raportimeve të tjera.

Ndaj përballë këtij realiteti objektiv, teoritë subjektive mbi frymëzimin e munguar të opozitës versus “frymëzimit” gjithë bollëk të Taulant Ballës &co, janë shërbimi më i madh që mund t’i bëhet partise-shtet e cila po bën çmos që krimi elektoral të harrohet dhe gjithë shigjetat të drejtohen si përherë nga “armiku i popullit”… që paradoksalisht na qënkërka opozita.

Veç në banaqet televizive shqiptare promovohet ideja që para se të ndëshkosh hajdutin, duhet të vrasësh më parë njëherë gjithë fshatin .

About Redaksia

Check Also

Udhëzues express për “Praninë Besnike”; Turi 60-minutësh i halleve!

Nga Lutfi DERVISHI Ideja për të takuar popullin çdo të premte pasdite, për t’i mbajtur shënim …