Deklaratat e Ramës të bëra gjatë mbledhjes me deputetët e rinj të dalë nga procesi zgjedhor fars i 11 majit, analisti Enton Abilekaj i cilësoi më shumë një ‘vdekje’ partie të PS, e kthyer tanimë në një kazermë politike, ku grupet kriminale kanë pjesën e tyre.
I ftuar në emisionin Task-Force në Syri Tv nën moderimin e Sonila Meços, Abilekaj tha se pikëpyetjet më të mëdha nuk janë mbi mënyrën se si krimi do të ushtrojë influencën përmes ‘mandatimit’ të deputetëve, porse nga vullneti i kryeministrit Edi Rama për ruajtjen e balancave të kazermës politike.
Sipas Abilekajt, grupet kriminale të cilët kanë influencuar për fitoren e Ramës, në fund drejtohen nga vetë kryeministri, pasi në të kundërt do të prishej sistemi i kazermës politike.
“Kjo deklaratë e Ramës është më shumë politike se me situatën e krimit. Tregon vdekjen e një partie që kemi një kazermë politike. Influenca që krimi i organizuar ka në grupin parlamentar të PS, si do të ushtrohet kjo influencë, përmes deputetëve apo garanci, mendoj se ushtrohet me vullnet të kryeministrit. Grupet kriminale s’janë mbi kryeministrin sot, është ai që i drejton.
Në një marrëdhënie secili është peng i tjetrit, secili e ka një person se kush e drejton. Këtë e ka caktuar Rama se kush do japë vota e kë do mbështesin ata. Në shkëmbim ata s’do kërkojnë marrëdhënie me një deputet pasi do prishnin kazermën politike që ka ngritur Rama. Nëse deputetët do ngrinin krye ndaj Ramës për interesa të bizneseve të grupeve kriminale, atëherë do prishej kazerma, sistemi autoritar. Marrëdhënia e tyre është vetëm Edi Rama. Me Ramën, ata bëjnë ekzekutimin.
Rasti i Durrësit më i kërkuar, kishin marrë leje nga Rama. Kishte marrë leje për ndërtim nga Rama. Marrëveshjet janë bërë. Kjo është marrëdhënia që krijohet, me leje, kryesisht në turizëm e ndërtim ku pastrohen paratë, por të kenë mundësi edhe të pastrojnë paratë”, tha Abilekaj.