Foto/ Trafikanti i drogës kërkohej nga Italia, Gjiknuri e përdori për vjedhjen e votave në Vlorë!

Leonard Shakaj, i arrestuar në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane në kuadër të operacionit ‘Ura’ për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë nuk është një personazh i panjohur, të paktën në Shqipëri.

Nga informacionet rezulton se, Leonard Shakaj rezulton të jetë djali i kreut të Njësisë Administrative Novoselë.

Image

 

Sipas informacioneve, Leonard Shakaj, një personazh i botës së krimit ka punuar me drejtuesin politik të PS në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknurin për llogari të socialistëve.

 

Burime bëjnë me dije se trafikanti i narkotikëve, Leonard Shakaj ka qenë gjatë gjithë kohës në fushatën e PS në zgjedhjet e 11 majit, si numërues dhe vëzhgues gjithashtu.

Përfshirjen e tij në fushatën elektorale të PS në Vlorë, si duket askush nuk e ka pikasur, pasi është një tregues i qartë se përse urdhër-arrestet ndaj trafikantëve shqiptarë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk u ekzekutuan përpara zgjedhjeve të 11 majit, edhe pse ato u lëshuan më 30 prill nga GJJKO pas kërkesës së SPAK që më 19 mars.

Përfshirja e botës së krimit në fushatën e PS, nuk është rast sporadik, pasi tashmë edhe opozita ka grumbulluar prova ku vërtetohet se, Rama ka siguruar vota përmes bandave kriminale dhe falë mbështetjes së tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve, më pas do paraqiten kërkesat e tjera

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët se shqetësimet dhe ankesat e …