Masakra zgjedhore/ Thirrje nga Selaniku: Diaspora shqiptare ngrihet për të drejtën e votës!

Në një reagim të fortë vjen nga diaspora shqiptare në Greqi! Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike – Dega Selanik ka ngritur zërin kundër, siç e cilëson, “një pushteti të korruptuar që ka nëpërkëmbur votën e lirë”.

Përmes një deklarate publike dhe një thirrjeje, demokratët dhe qytetarët shqiptarë të ndershëm që jetojnë jashtë vendit janë ftuar të mos heshtin më përballë asaj që ata e quajnë “masakër elektorale”.

Peticioni drejtuar KQZ

THIRRJE NGA SELANIKU – ZËRI I DIASPORËS SHQIPTARE

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike – Dega Selanik, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e saj, ngre zërin e të vërtetës dhe u bën thirrje të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve të ndershëm në Greqi dhe në çdo cep të diasporës shqiptare:

Të ngrihemi! Të mos heshtim!

Në emër të votës së lirë, të nëpërkëmbur nga një pushtet i korruptuar.
Në emër të mijëra qytetarëve të ndershëm që votuan me shpresë, por që vota iu mohua, iu deformua, iu vodh.

Ne, bijtë dhe bijat e Shqipërisë së vërtetë, që jetojmë larg atdheut, por e mbajmë në shpirt çdo ditë, kemi të drejtë të votojmë dhe të dëgjohemi.

Kërkojmë transparencë, drejtësi dhe llogari.
Kërkojmë të njihet e vërteta e votës së diasporës – jo si një shifër formale, por si një akt dinjiteti kombëtar!

🔷 Prandaj, ftojmë çdo shqiptar me ndërgjegje të nënshkruajë PETICIONIN ZYRTAR, që do t’i dorëzohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për të denoncuar zyrtarisht këtë masakër elektorale.

🇬🇷 Nga Selaniku, Athina, Neapoli e deri në Romë, Berlin, Londër, New York – diaspora shqiptare nuk do të heshtë!

Do të flasim me një zë.
Do të ngrihemi me një qëllim.
Dhe do të dëgjohemi me forcën e të drejtës!

✍️ Firmos peticionin.
🔊 Bëhu zëri i të vërtetës.
📜 Mos lejo që historia të shkruhet pa ty!

About Redaksia

Check Also

Tabaku – socialistëve: Lejoni diskutimin, ose mbylleni fare Parlamentin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kritikuar sot ashpër mazhorancën në mbledhjen e Konferencës së …