Masakra zgjedhore/ Zbulohen qindra fletë votimi në plazhin e vjetër në Vlorë

Qindra fletë votimi me mbishkrimin “kopje, jo origjinale” janë gjetur në plazhin e vjetër në Vlorë.

Fletët janë thuajse identike me ato zyrtare të përdorura në qarkun e Vlorës, si në përmasa, ashtu edhe në ngjyra.

Rasti ka ngritur shqetësime serioze dhe kërkon verifikim urgjent nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të konfirmuar nëse fletë të tilla ndodhen edhe në kutitë e votimit të qytetit.

Ky nuk është rasti i vetëm ku janë gjetur fletë votimi pas farsës zgjedhore të 11 majit të zhvilluara në Shqipëri. Kujtojmë se në fshatin Pekisht të Peqinit janë zbuluar materiale të dyshuara si të falsifikuara, përfshirë fletë votimi të paplotësuara, një listë emërore zgjedhësish dhe shuma parash shqiptare dhe valutë të huaj.

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …