SHBA fshin emrin e Ramës për zgjedhjet, uron popullin e Shqipërisë dhe kërkon bashkëpunim

Ndryshe nga mesazhet zyrtare të diplomacisë ku urohet fituesi i zgjedhjeve, SHBA ka zgjedhur një mesazh të koduar për zgjedhjet e 11 majit. Ata urojnë popullin e Shqipërisë duke mos përmendur në asnjë fjalë të saj Ramën apo qeverinë per fitoren e zgjedhjeve.

Kemi të bëjmë me një mesazh diplomatik kortezie dhe që flet qartë se Rama nuk e ka kaluar “klasën”. Pse SHBA e ka fshirë Ramën nga urimi? Sepse tashmë kushdo është i bindur për farsën elektorale të 11 Majit. 

Ambasada përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve dhe rithekson angazhimin për të vijuar partneritetin strategjik me vendin.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ky mesazh vjen në një kohë kur opozita kundërshton fort rezultatin e zgjedhjeve, po e ankimon atë dhe po akuzon për manipulime votash.

Nga ana tjetër, ajo që vihet re në mesazhin e ambasadës është se mungon një urim për kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe për mandatin e katërt të siguruar nga Partia Socialiste. Ky fakt mund të lexohet si injorim, duke e përqendruar urimin vetëm te populli shqiptar

About Krye Redaktor

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …