SPAK “bastis” banesën e deputetit të PS në Elbasan, sekuestron shuma parash dhe dokumente zgjedhore!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.

Raportohet se operacioni u krye disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.

Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria eleminohet/ Strakosha, lojtari më i dobët i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një …