Bajaziti: Faktet e masakrës zgjedhore të 11 majit do t’i adresojmë në Bruksel

Aktivistja e diasporës dhe kandidate në listën e PD në Tiranë, Erisa Bajaziti në një lidhje direkte nga Brukseli me “Task Force” në SYRI TV, ka deklaruar se, të gjithë farsën e 11 majit do ti raportojnë tek institucionet në Bruksel dhe tek ndërkombëtarët.

Ajo tha se, çdo shqiptar, shoqëria shqiptare, çdo qytetar që mendon se është i lirë, dhe lufton për vlerat demokratike nuk është gati dhe është i papërgatitur për të pranuar një diktaturë në Shqipëri, dhe për këtë arsye jam më e motivuar se kurrë për ta informuar faktorin ndërkombëtar.

“E rëndësishme për ne dhe Partinë Demokratike në këto momente është ndërgjegjësimi i ndërkombëtarëve, në të gjitha ato raste kur ata ndoshta janë të painformuar, ose gjysëm të informuar për situatën në Shqipëri.

Dua të garantoj qytetarët shqiptarë, por dhe ata që na kanë dhënë votën, por dhe që nuk na kanë dhënë dot votën, për një arsye apo tjetër, për shkak të këtij procesi të parregullt, dua të ju them se, jemi më të motivuar se kurrë që fjalën dhe zërin e tyre ta çojmë pikërisht tek ata njerëz që duhet ta dëgjojnë të vërtetën shqiptare, pra tek faktori ndërkombëtar.

Ne ndërkohë presim dhe një raport përfundimtar të OSBE-ODIHR. Në raportin paraprak të OSBE-së qartë shkruhet se, procesi zgjedhor është kryer në kushte të pabarabarta, ku resurset shtetërore janë përdorur për të favorizuar qeverinë, dhe gjithashtu problematik në këtë raport shfaqet edhe media, censura dhe autocensura e medias.

Në këto kushte ne nuk mund të flasim për një proces që përfaqëson zërin e qytearëve shqiptarë.

Çdo shqiptar, shoqëria shqiptare, çdo qytetar që mendon se është i lirë, dhe lufton për vlerat demokratike nuk është gati dhe është i papërgatitur për të pranuar një diktaturë në Shqipëri, dhe për këtë arsye jam më e motivuar se kurrë për ta informuar faktorin ndërkombëtar’, theksoi Bajaziti.

Më herët në fillim të emisioni ‘Task Force’ Bajaziti theksoi se, ‘fakti që jam në Bruksel tani, më pranë njerëzve, kontakteve që i kam jo vetëm në ambientin ku punoj, por dhe ambiente të tjera të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, evropiane, si eurodeputetë të ndryshëm, eksponentë të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, profesorë të ndryshëm ku janë edhe në konsultim të vazhdueshëm dhe duke u shpjeguar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, them se jam duke e ndjekur me shqetësim dhe me të njëjtën vendosmëri për ta shpalosur të vërtetën ashtu siç po ndodh në Shqipëri”, u shpreh Bajaziti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …