Berisha: Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre.

Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre, me qëndrimin e tyre ndaj armikut më të egër pas Enver Hoxhës për votën e tyre të lirë. Ky është qëndrimi.

Por për sa i përket asgjësimit politik, kjo është në detyrimin e qytetarëve shqiptarë të mbrojnë votën e tyre dhe ata do i presin biletën Edi Ramës për aty ku e meriton.

Unë dal këtu çdo ditë me qëllimin më kryesor për t’u dhënë të gjithë provat, faktet, dokumentet atyre qytetarëve që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë.

Motivimin më maksimal për farsën që është realizuar.

Unë e di që ka të tjerë që thonë nuk është gjë kjo punë, punë e madhe, ka të tjerë që thonë ne po ikim tani se nuk kemi më punë këtu, janë të ndryshëm njerëzit.

Por unë flas këtu për ata që e konsiderojnë votën e lirë vlerë themelore të një sistemi demokratik”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve, më pas do paraqiten kërkesat e tjera

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët se shqetësimet dhe ankesat e …