Lideri i opozitës, Sali Berisha ka kërkuar gjatë një konference shtypi që kreu i KQZ, Celibashi, të dorëzojë çdo procesverbal dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmalit.
Berisha se, ne jemi këtu për të paraqitur dokumente, për të faktuar me vendosmërinë më të madhe, seriozitetin më të madh, farsën e 11 Majit.
“Ne kemi të gjithë dokumentet. Organi i akuzës fakton se është seksion i PS.
Por ne kemi aq dokumente për këta patronazhistët, të nxjerra edhe nga vetë kompjuterët e tyre.
Po, nga laptopet. Se këto laptopet janë bërë problem.
Dhe në qoftë se njerëz të papërgjegjshëm në Prokurorinë e Tiranës mbyllin sytë, bota nuk mbyll sytë, shqiptarët nuk mbyllin syutë, luftëtarët e votës së lirë nuk mbyllin sytë.
I kemi dhe i kemi nga laptopet.
Laptopi humbet ndonjëherë, laptopi i humbur ka bërë problem historik.
Prisni, mos u ngusni.
Ne jemi këtu për të paraqitur dokumente, për të faktuar me vendosmërinë më të madhe, seriozitetin më të madh, farsën e 11 Majit.
Dhe me këtë rast paralajmëroj Ilirjan Celibashin të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmalit, një figurë e zhveshur nga çdo lloj norme dhe standardi njerëzor, nj shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar dje të mos u japin procesverbalet e qendrave të votimit kandidatëve apo PD-së për Kukësin, ku kemi fituar.
Edi Rama që nuk kërkoi dot një procesverbal në vitin 2009, u kërkua 4 muaj pas zgjedhjeve të hapë kutitë.
Këta nuk hapën procesverbalet dje.
Një sfacato, një mercenar pa asnjë lloj norme morale, njerëzore, bllokon procesverbalet e kërkuara nga mercenarët.
Dhe kjo nuk është detyrë e tij, është detyrë e Ilirjan Celibashit. Ato i jep ligji.
E morët ju vesh? Në qarkun ku ne kemi fituar, nuk u dhanë procesverbalet. E verifikova njëherë se thashë është e pamundur.
Por Edi Rama i çon tek një njeri që zbaton çdo lloj urdhri, një turp njerëzor dhe vendos se nuk mund të merrni procesverbalet se i kanë komisionerët.
Por zyrtare janë ato që janë dorëzuar aty.
Edi Rama nga një anë urdhëron kandidatët e tij të mos kërkojnë në asnjë mënyrë hapje kutish, nga ana tjetër urdhëron një çfarë mund t’i thuash, çdo epitet mund t’i vësh Rusmalit, që të mos japë procesverbalet.
I kërkoj Ilirjan Celibashit që me urgjencë të dorëzojë procesverbalet kur kërkohen në një proces ankimor.
A mund të imagjinoni ju një narkoshtet të mobilizuar se si të fshehë farsën elektorale?
Këta kanë frikë nga dokumentet edhe aty ku kemi fituar ne.
Dhe ato në Kukës i ka kërkuar një kandidat i mbështetur nga ne, se ne jemi për transparencë, pavarësisht se çfarë mendon Sali Berisha apo PD, do prevalojë e drejta e tij për të kërkuar transparencë.
Por ai ka votuar për të mos dhënë procesverbalet e qendrave të votimit. E kuptoni se nuk dua të lëshoj gojën për t’i dhënë ata që ai meriton. Këta janë, urdhëroni”, u shpreh Berisha.