Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me eksponentë të botës së krimit, duke e akuzuar se i ka “dorëzuar” dhe qytetin e Korçës Suel Çelës. Sipas Berishës, kandidatura e Besa Spahos në këtë qytet është rezultat i një marrëveshjeje mes Ramës dhe Çelës.
Berisha deklaroi se beteja e opozitës është për një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Ai u zotua se nuk do të pranojnë kurrë kandidatë të diktuar nga krimi i organizuar.
“A nuk është luftë kjo që po bëjmë ne sot. Luftat nuk janë vetëm me kallashnikov dhe bazuka.
Jo janë dhe këto. Beteja vazhdon, lufta vazhdon.
Lufta jonë është, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Por kur të pranojmë ne, kandidatët, zgjedhjet e karteleve të drogës, kurrë, kurrë.
Ajo që kam nxjerrë para jush këtu, Sara Milen, apo Besa Spahon e Suel Çelës në Korçë, se edhe atje ai, ai dominon tregun e lojërave dhe kokainës në Korçë. Rama i ka dorëzuar dhe Korçën atij me kusht që të mbështetej Besa Spaho.
Ne po i gjejmë një e nga një ku janë dhe do të ua paraqesim botës, dhe shqiptarëve. Unë mora këta të dy, apo kandidatet e Altin Hajrit. Jo nuk i pranojmë ne. Apo të kartelit të Troplinëve, nuk i pranojmë ne. Apo Bajrëve. Kjo është betejë, është një betejë e vështirë, por e suksesshme dhe betejë për të vërtetën, dhe ne do e fitojmë këtë betejë!”, tha Berisha.