CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Dosja “5D”/ Dënohet me burg ish-drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin ndaj disa të pandehurve, të akuzuat në dosjen ‘5D’, drejtues e zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Më poshtë, dënimet ndaj të pandehurve:

-Deborah Keçi- Shkelje e barazisë/ 1 vit burg; 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.  Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove. 5 vjet heqje të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike

-Teuta Guri- Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg; 6 muaj me gjykim të shkurtuar.  60 orë punë në interes publik

-Renaldo Gjerasi – 9 muaj; 6 muaj, me gjykim të shkurtuar. 60 orë punë në interes publik.

-Jetjon Mera – 9 muaj burg; 6 muaj, me gjykim të shkurtuar.  60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

Dosja ndaj të akuzuarve

Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …