Masakra me votën e diasporës/ Prokuroria në shërbim të Ramës, mbulon krimin zgjedhor!

Prokurorja e Tiranës, Eloida Goxhi bëhet palë për të mbrojtur farsën elektorale të kryeministrit Edi Rama më 11 maj. Vendosi mosfillimin e procedimit për kallëzimin e bërë nga deputetja Albana Vokshi për votën e emigrantëve dhe regjistrimin e zgjedhësve në Greqi.

Bëhet fjalë për një kalllëzim të Piranjave të transmetuar në datën 07 Shkurt 2025 ku  administrata ‘zbarkon’ në Athinë për të regjistruar emigrantët.

Referuar materialit të ’Piranjave’  PD përmes Albana Vokshit , ka paraqitur një kallëzim penal ndaj Znj. Belinda Balluku me detyrë Zëvendës Kryeministre, Ogerta Manastirliu me detyrë Ministre e Arsimit dhe Sportit, Armando Subashi me detyrë Kryetar i Bashkisë Fier, Eriselda Sefa me detyrë Kryetare e Bashkisë Lushnjë dhe Majlinda Bufi Kryetare e Bashkisë Roskovec, për veprat penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” parashikuar nga nenet 328/a, 248 dhe 246 të Kodit Penal.

Të kallëzuarit me veprimet e tyre të kryera në bashkëpunim me cilësinë e punonjësit që kryen një detyrë shtetërore, kanë përdorur të mirat publike, funksionet shtetërore, burimet financiare e njerëzore, me qëllim favorizimin e subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë në Zgjedhjet Parlamentare që do të zhvillohen në datën 11 Maj 2025.

Sipas kallëzuesit, aktivistë pranë Subjektit Politik Partia Socialiste e Shqipërisë, kanë përvetësuar tituj dhe kompetenca të insitucioneve shtetërore duke u prezantuar si punonjës të Komisionit.

Në vendimin e saj prokuroria ka shmangur totalisht provimin e abuzimit me burimet shtetërore pasi sipas prokurorisë filmimi nuk kishte datën. Ndërkohë prokuroria nuk ka bërë asgjë për të verifikuar të dhënat e paraqitura fillimisht në SPAK dhe më pas deleguar në prokurorinë e Tiranës.

Më e rënda është fakti se paralelisht me KQZ institucioni kryesor i regjistrimit të emigrantëve PS kishte ndërtuar ‘institucione paralele’ me patronazhistë për të regjistruar emigrantët dhe prokuroria ka vendosur të mos e hetojë.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …