McGonigal kërcënon ish të dashurën pse publikoi në X fotot e tij me Ramën!

Në një postim në rrjetin social X, ish e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerrier ka ngritur akuza të tjera ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, MgGonigal se ai po përpiqet të vendosë një urdhër heshtjeje ndaj saj, pas publikimit të disa fotografive të tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Fotot e Ramës me McGonigal Alison Guerrero, i ka publikuar në faqet e saj në rrjetet sociale, teksa sipas saj, menjeherë pas këtij akti McGonigal, i dënuar për korrupsion për dosjen e ruse dhe për për atë shqiptare ku ka marrë 225 mijë dollarë nga i besuari i Ramës, po tenton ti mbyllë golën ish të dashurës së tij.

“Oh po. Charles McGonigal madje më dërgoi me mesazh fotografi të tij dhe të Edi Ramës, të cilat i postova në Twitter për ta ngacmuar që të ngrejë një urdhër ndalimi vetëm me qëllim krijimin e një dokumenti gjyqësor të disponueshëm publikisht për krimet për të cilat ai nuk u akuzua kurrë. Dhe tani ai po përpiqet të më vendosë një urdhër heshtjeje”

Bashkangjitur këtij postimi ajo ka shkruar dhe një link të një postimi të mëparshëm ku kërkon nga ndjekësit dhe publiku i gjerë që të shpërndajnë faqen e saj të donacioneve, pasi i nevojiten fonde për të udhëtuar dhe për të paguar një avokat mbrojtës.

Rasti McGonigal ka zgjuar interes të gjerë mediatik që nga momenti kur ai u akuzua në SHBA për marrëdhënie të papërshtatshme me aktorë të huaj dhe veçanërisht për lidhje me zyrtarë shqiptarë në mënyrë të papërshtatshme me statusin e tij si zyrtar i lartë i FBI-së.

McGonogal mori 225 mijë dollarë nga Agron Neza me porosi të Edi Ramës, që të avancohej në drejtësinë amerikane çështja e dosjes së lobitit të Partisë Demokratike.

Ndërkohë ndonëse skandali McGonigal është kryefjalë shpesh herë në mediat Amerikanë, SPAK ka vendosur amnisti totale për Edi Ramën, ndonëse provat kundër tij janë të shumta.

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …