Pse Rama nuk e publikoi mesazhin e Ambasadës amerikane për zgjedhjet?

“RD”

Rama ka pulikuar në faqen e tij në facebook ato pak urime që ai ka marrë për farsën elektorale të 11 majit. Nga një vëzhgim i kësaj faqeje konstaton se Rama ka publikuar një mesazh që ka marrë nga Kryeministrja italiane, Meloni, të cilës ai i ka bërë dhuratë në Gjadër të Lezhës, kampet e emigrantëve.

Nuk ka urime të tjera zyrtare.  Pas 16 ditësh një urim i vecantë mbërriti nga Shtetet e Bashkuara. Mediat pranë Ramës nxituan ta komentonin si një legalizim të farsës elektorale të 11 majit. Në të vërtetë vetë Rama që e kupton shumë mirë mesazhin e atij urimi nuk reagoi fare.

Ai nuk e pulikoi mesazhin e Ambasadës amerikane në faqen e tij të facebook sikurse kishet bërë me mesazhin e Melonit. Përse Rama e fshehu këtë mesazh të Ambasadës amerikane? Arsyeja është e thjeshtë; ai mesazh në të vërtetë është një varr i hapur politik për Ramën.

About Krye Redaktor

Check Also

“SHBA po e ndjek… ky është fundi politik i Ramës”/ Reagimi pas miratimit të ligjit kriminal

Enri ÇENO Sapo u miratua në Parlament ligji që godet në zemër vlerat tona: familjen, …