Seanca e nesërme në Kuvend/ Mesazhi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD për deputetët

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ju ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë për seancën e nesërme në Kuvend.

Bardhi njofton deputetët se në seancën e nesërme do të paraqesin faktet e plota për zgjedhjet e 11 majit që PD i quan farsë elektorale.

“Të nderuar kolegë, nesër në orën 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrin pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit”, thuhet në mesazhin e Bardhit për deputetët e PD para seancës plenare të Kuvendit, raporton A2 CNN.

Kuvendi do të vijojë veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature.

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …