Berisha: Ata që vijnë në shtator këtu nuk janë deputetë, por përfaqësues të një farse të shëmtuar elektorale!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për përbërjen e Kuvendit të ri, duke e cilësuar si një përfaqësues të një “farse elektorale” të shëmtuar.

Ai theksoi se ata që do të vinë në shtator nuk janë deputetë të vërtetë, por figura të krijuara nga një proces zgjedhor që nuk e ka parë vendi kurrë.

“Njëlloj, kanë një votë gjithsej. Ata janë një!

Mos e pyet se kush vjen aty.

Nuk janë deputetë, janë përfaqësues të një farse të shëmtuar elektorale që nuk e ka parë vendi kurrë.

Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme.

Sot me drejtuesit politikë kemi çështje krejtësisht teknike.

Sot i gjithë takimi është për finalizimin sa më shpejt të raportit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …