CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha flet pas mbarimit të seancës: Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies!

Pas përfundimit të seancës në Kuvend, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër sjelljen e shumicës parlamentare, duke e cilësuar atë si një “bodrum të mafies”.

Ai akuzoi se parlamenti nuk respekton asnjë rregull, ligj, apo Kushtetutë, dhe se është përdorur si një dyqan privat i partisë në pushtet.

Ai shtoi gjithashtu se ishte më e ndershme që të vinin në Kuvend “bosët e karteleve”, pasi ata janë më të sinqertë në krahasim me shërbëtorët e tyre në politikë.

“Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies.

Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as Kushtetutën, as ligjet.

Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një seance nga më të turpshmet ku pas një farse elektorale të paprecedent, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çfarë ndodhi më 11 Maj, këta ia mbathin brenda disa minutash.

Ja shiheni, ikin, ikin.

Dhe ua thashë edhe në parlament, ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se sa këta.

Se ata janë të vërtetë, kurse këta janë thjesht shërbëtorë ët tyre.

Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët, vendosmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Iu dha Salillarit një ditë pas zgjedhjeve, anulohet tenderi 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në …