Berisha i drejtohet Blendi Gonxhes: Ti je një bandit më i keq dhe më i rrezikshëm se Xhabaftët

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në Kuvend i është drejtuar drejtpërdrejt deputetit Blendi Gonxhe, duke e quajtur atë një “bandit më të keq dhe më të rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti”.

Berisha akuzoi Gonxhën për ndryshimin e mbiemrit dhe për lidhjet e tij me grupe kriminale, duke e përshkruar atë si një figurë të ngjashme me ata që kanë përdorur pozita politike për të mbështetur interesa të kundërta me qytetarët.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin.

Ai tani quhet Blendi Xhabafti.

Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti.

Ja, ky është!

Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: I çova mesazh ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të …