Berisha: Pamjet faktojnë se patronazhisti që merr në dorë votën e diasporës, drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paraqitur para gazetarëve faktet që sipas tij tregojnë manipulimin me patronazhistë të votimeve të diasporës.

Berisha tha se, pamjet faktojnë se patronazhisti që merr në dorë votën e diasporës, drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris.

“Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni.

Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është.

Votat në duart e partisë së krimit.

Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit.

Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë.

Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dy motrat i vrau në aksident zyrtari i dehur i minisrisë, por qeveria nuk i paguan as funeralin

Dy motrat 20 dhe 22 vjeçare bënin nga dy punë vetëm të siguronin mjekimin për …