Berisha: Pamjet faktojnë se patronazhisti që merr në dorë votën e diasporës, drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paraqitur para gazetarëve faktet që sipas tij tregojnë manipulimin me patronazhistë të votimeve të diasporës.

Berisha tha se, pamjet faktojnë se patronazhisti që merr në dorë votën e diasporës, drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris.

“Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni.

Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është.

Votat në duart e partisë së krimit.

Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit.

Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë.

Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Akil Pano: Ligji i gjinisë së shumëfishtë, një turp i ekstremit të majtë në Shqipëri!

Pastori Akil Pano, në fjalën e tij në protestën e zhvilluar këtë të shtunë miratimin …