Berisha: Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit, kjo ishte një seancë nga më të turpshmet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për media jashtë ambienteve të Kuvendit, reagoi me tone të ashpra ndaj mënyrës së zhvillimit të seancës së parë parlamentare pas zgjedhjeve. Berisha deklaroi se parlamenti është degraduar në një “bodrum të mafies” dhe se nuk respekton më as Kushtetutën, as ligjet, as rregulloren e tij.

“Parlamenti është shndërruar në një dyqan privat të partisë së krimit. Sot ishte një nga seancat më të turpshme, ku pas një farse elektorale të paprecedentë më 11 maj, në vend që qytetarët të dëgjonin argumentet e opozitës, deputetët e mazhorancës ia mbathën brenda pak minutash,” u shpreh Berisha para gazetarëve.

Kryetari i PD akuzoi mazhorancën se po i shmanget debatit dhe transparencës, duke thënë se më shumë ndershmëri do të kishte po të vinin vetë bosët e krimit në Kuvend, pasi deputetët aktualë janë thjesht shërbëtorë të tyre.

Berisha theksoi se opozita mbetet e vendosur në mbrojtjen e votës së lirë dhe të drejtave të qytetarëve.

Prononcimi i kreut të PD, Berisha për mediat jashtë Kuvendit

Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies.

Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as Kushtetutën, as ligjet.

Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një seance nga më të turpshmet ku pas një farse elektorale të paprecedent, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çfarë ndodhi më 11 Maj, këta ia mbathin brenda disa minutash.

Ja shiheni, ikin, ikin!

Dhe ua thashë edhe në parlament, ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se sa këta.

Se ata janë të vërtetë, kurse këta janë thjesht shërbëtorë të tyre.

Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët, vendosmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.

Pyetje: PS, sot e ndërpreu seancën, sigurisht me forcën e kartonave, me 74 vota. E mendoni se ccfarë do të ndoshë në shtator kur kanë 83 plus 3, 86 vota.

Berisha: Njëlloj, kanë një votë gjithsej.

Ata janë një.

Mos e pyet se kush vjen aty.

Nuk janë deputetë, janë përfaqësues të një farse të shëmtuar elektorale që nuk e ka parë vendi kurrë.

Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme.

Sot me drejtuesit politikë kemi çështje krejtësisht teknike.

Sot i gjithë takimi është për finalizimin sa më shpejt të raportit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …