Berisha: Rama do të përfundojë në burg si narkodiktatori i Panamasë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë të njëjtin fat si ish-lideri i Panamasë, Manuel Noriega, që pasi e ktheu vendin në një narkoshtet, u dënua në SHBA dhe shtete të tjera.

I ftuar në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2CNN, Berisha deklaroi se nuk ka asgjë të çuditshme nga mbështetja e Ramës nga ndërkombëtarët, pasi edhe ai mund të këtë një fund të ngjashëm.

Berisha tha se Rama është narkodiktatori i Ballkanit.

“Asgjë të çuditshme nuk ka. Ka qenë një narkodiktator i Panamasë që e ndihmuan me besim se do të bëjë shtet ligjor, por e ktheu në narkoshtet. Aq sa Xhorxh Bush I-rë dërgoi marinsat dhe e gjetën në xhungël. U dënua shumë vite dhe pas burgut e dënoi edhe Franca përjetë. E them këtë se nuk ka asgjë të çuditshme që Ramaduro do të ketë fatin e Noriegës. E arrijnë ata se kanë shumë faktorë. Prandaj mos u çudisni aspak. Rama është narkodiktatori i Ballkanit”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Terrori policor ndaj protestuesve, një person përfundon pa ndjenja te sheshi “Skëndërbej”

Një person ka mbetur pa ndjenja në sheshin Skënderbej gjatë ndërhyrjes së dhunshme të policisë …