Ka vuajtur 2/3 e dënimit! Ervin Salianji kërkon lirimin me kusht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar një kërkesë pranë autoriteteve për lirimin me kusht, pasi ka kryer 2/3 e dënimit të tij me burg. Salianji, i dënuar me vendim politik në muajin tetor të vitit të kaluar , po vuan dënimin në burgun e Fierit

Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në lidhje me çështjen e njohur si “Babale”, ku u dënua me 1 vit burg.

Pas ezaurimit të pjesës më të madhe të dënimit, Saljani kërkon të përfitojë nga e drejta ligjore për lirimin e parakohshëm me kusht. Vendimi për këtë kërkesë pritet të merret në ditët në vijim nga gjykata përkatëse.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …