Paralajmërimi i fortë i Marco Rubio, do të goditen liderët autoritarë që e kanë kthyer demokracinë në oligarki

Departamenti i Shtetit i Trump do të ndalojë lëshimin e vizave për zyrtarët e huaj që janë përpjekur të censurojnë platformat amerikane të mediave sociale si X dhe Rumble.

“Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Evropë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve kanë mbaruar”, thotë Rubio.

“Kjo nuk do të godasë vetëm autoritarët në vende si Kina – por edhe imituesit e tyre në vende si Evropa, ideja e të cilëve për “demokracinë” është një oligarki ku nëse nuk pajtohesh, censurohesh ose kriminalizohesh”, thotë Kevin Steele që shërben si Prokuror i Qarkut Montgomery që nga viti 2016.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha deklaron riorganizim dhe ripërtëritje në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të fortë për mobilizimin e …