PD i kërkon KAS të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në Tiranë: Rezultati u paracaktua nga partia shtet me grupet kriminale

Partia Demokratike dhe Aleanca Shqipëria Madhështore ankimuan në KAS rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Tiranës. PD kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit dhe përsëritjen e tyre në të gjitha zonat zgjedhore të këtij qarku.

Kërkesa është dorëzuar më 29 maj 2025.

Sipas PD-së, procesi është deformuar rëndë nga një sërë shkeljesh dhe parregullsish që kanë komprometuar seriozisht standardin e zgjedhjeve të lira.

Në thelb të ankesës janë këto akuza kryesore:

Përdorimi masiv i administratës publike dhe institucioneve shtetërore në funksion të fushatës së PS, duke përfshirë edhe drejtues bashkish e punonjës publikë, shumë prej të cilëve kanë marrë leje për t’u angazhuar në fushatë.

Fushatë intensive dhe e organizuar për regjistrimin e diasporës, ku janë përfshirë zyrtarë publikë brenda dhe jashtë vendit, duke abuzuar me detyrën dhe duke cenuar ndarjen e shtetit nga partia.

Përdorimi i bonuseve financiare ndaj pensionistëve (700,000 përfitues me 100 euro secili) pak javë para zgjedhjeve, që PD e cilëson si “pipulë elektorale” dhe blerje të votës në masë.

Vendimi për falje detyrimesh financiare (amnisti) vetëm dy ditë para zgjedhjeve, i ndaluar shprehimisht nga rregullorja e KQZ-së, por i zbatuar nga qeveria pa asnjë ndërhyrje nga institucionet mbikëqyrëse.

Përdorimi i buxhetit të shtetit dhe burimeve publike për fushatën e PS, duke përfshirë edhe akses të pabarabartë në media, ndërsa opozita është përballur me censurë, bllokim rrjetesh dhe mungesë fondesh.

PD e cilëson këtë proces si një farsë zgjedhore të orkestruar.

“Në këtë kontekst, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një Farse Elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e Shtetit dhe pushtetit, i cili here pas here mbeshtetet edhe tek grupet kriminale” thuhet në ankimimin e PD-së 

Pjese nga anmikimi

Koalicioni PD-ASHM, ka ardhur në dijeni të fakteve, indicieve dhe ka siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në thuajse të gjitha Qëndrat e votimit të Qarkut Tiranë.

Në Qarkun Tiranë, përdorimi masiv i administratës publike dhe i strukturave shtetërore, perfshire dhenia e bonuseve apo avantazheve ne natyre ndaj shtresave te ndryshme sociale, në funksion të interesave elektorale të Partisë Socialiste ne pushtet prej 12 vitesh tashme, ka qenë i përhapur kudo, duke krijuar një mjedis totalisht ne favor te partise ne pushtet, duke deformuar garen zgjedhore ne nje ndeshje krjtesisht të pabarabartë, jo-transparente dhe diskriminuese ndaj opozitës.

eto institucione, sipas Kushtetutës dhe ligjit, duhet të ruajnë neutralitetin politik, përfshirë shpesh here administratën e bashkive, agjencitë shtetërore, entet publike dhe ndërmarrjet janë vënë në mënyrë të hapur në shërbim të partisë në pushtet.

Praktikisht, thuajse të gjitha bashkitë e Qarkut drejtohen nga PS, dhe keto te fundit, së bashku me kryetarët e tyre dhe administratat përkatëse, janë angazhuar gjatë gjithë periudhës parazgjedhore dhe asaj zgjedhore në mbështetje të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë.

Veprimtaria e strukturave publike ne fakt, nisi heret kete vit, që në muajin Janar, nën thirrjen per regjistrimin e emigranteve, ne “fushatës për regjistrimin e Diasporës” qe filloi ne 11 Janar 2025 me hapjen e PER nga QKZ. Jo se nuk kishte aktivitet edhe perpara kesaj date, por me 11 janarin kulmoi edhe puna ne terren dhe jashte vendit e tyre. Kjo përfshiu organizimin e takimeve intensive jo vetëm brenda vendit, por edhe në Itali, Greqi, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, France, Belgjike, Kanada por edhe ne vende të tjera ku jetojnë emigrantë shqiptarë. Partia Demokratike ka denoncuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një sërë rastesh ku funksionarë publik të Qarkut Tiranë janë përfshirë personalisht në procesin e regjistrimit të qytetarëve në platformën PER, duke abuzuar me detyrën dhe duke shkelur çdo normë të ndarjes së administratës nga perfshirja e saj aktivisht ne fushata politike, propagande, mbledhje votash etj.

Në këto kushte, pjesa më e madhe e administratës vendore dhe qendrore, në vend që të përmbushte detyrimet e saj funksionale ndaj qytetarëve, u përfshi drejtpërdrejt në aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste.

Zyrtarët lokalë kishin objektiva të qarta dhe synime të përcaktuara për numrin e votuesve që duhej të mobilizonin apo garantonin personalisht, duke e kthyer Shtetin në një instrument të fushatës së mazhorancës. Si pasojë, qytetarët e Qarkut Tiranë nuk kanë marrë shërbimet publike të nevojshme gjate kesaj periudhe, sepse për më shumë se katër muaj (nga Janari gjer ne Maj), administrata ishte zhvendosur dhe fokusuar tërësisht në funksion të axhendës elektorale te partise-Shtet, te shefave apo drejtoreve te tyre, nje pjese e mire e te cileve ishin edhe kandidate per deputete si ne Tirane, apo edhe ne qarqe te tjera. Te shumte jane rastet ku jo vetem drejtoret, por edhe specialiste te thjeshte rezultojne se kane marre lejen vjetore mbi 3-4 jave ne kete faze, jo per pushime dimri apo pranvere, jo per ç’lodhje apo udhetime, por pikerisht per te qene aktiv ne zgjedhje dhe per t’u angazhuar teresisht ne fushate zgjedhore.

Kjo situatë ka shuar praktikisht çdo kufi mes interesit publik dhe interesit partiak, duke minuar themelet e konkurrencës së ndershme dhe të barabartë në një proces qe duhet te ishte demokratik. Në një realitet ku Partia-Shtet (PS) përdor të gjithë aparatin administrativ publik si makineri elektorale, opozita nuk përballet më me një kundërshtar politik te organizuar si parti politike, por konfrontohet me një sistem të tërë që e kthen garën në një farsë. Në këto kushte, zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten thjesht iluzion.

Farsa elektorale që ne duam të denoncojmë publikisht është pikërisht kjo:

Në Shqipëri opozita nuk hyn në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por përballet me një kundërshtar që gëzon të gjitha 
resurset shtetërore apo publike, si dhe mund te angazhoje edhe resurse private pa limit ne dispozicion sa here i nevojitet. Ndërkohë që partia në pushtet ka në dispozicion buxhetin e Shtetit, buxhetet e gati 90% te bashkive ne rang vendi, rrjetin e administratës jashtezakonisht te fryrë, (duke mbajtur shpesh here vende pune fiktive si ne ujesjellesa apo sherbime mbeshtetese etj), si dhe duke perdorur strukturat policore etj., si instrumente trysnie, nderkohe qe subjektet opozitare operojnë me fondet e tyre të kufizuara dhe pa akses. Edhe ne media, aksesi i opozites eshte mjaft i kufizuar, shtuar kjo edhe censura, autocensura, mbyllja e rrjeteve sociale si ai TikTok vetem 60-dite para zgjedhjeve. Madje, raporti i OSBE-ODIHR eshte tejet kritik ndaj kontrollit, censures se medias apo auto-censures se saj. Kjo krijon një disproporcion të skajshëm në kapacitet, dukshmëri dhe aftësi mobilizimi te Opozitës.

Në këtë kontekst, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një Farse Elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e Shtetit dhe pushtetit, i cili here pas here mbeshtetet edhe tek grupet kriminale.

Së pari, dhënia e bonuesit te mbi 700.000 mije pensionisteve shqiptare nga Qeveria, miratuar me akt ne Janar 2025, por qe zbatimi i tij u shtri nga muaji Mars deri ne Prill 2025, ishte nje pipule e shtrenjte elektorale, e cila, duke akorduar mesatarisht deri ne 100 Euro per pensioniste pak jave para zgjedhjeve, ne kushtet kur pensioni mesatar ne vend nuk e tejkalon shifren e 300 Euro ne muaj, perbente padyshim nje incentive jashtezakonisht te forte ne favor te Partise-Shtet (PS), e cila u perkthye me pas edhe ne mbeshtetje elektorale dhe ne vote nga nje pjese jo e vogel pensionistesh, te cilet duhet thene jane ne meshire te fatit dhe te braktisur nga Shteti, dhe qe mbijetojne shumica nga remitancat e femijeve apo te afermve te tyre ne emigracion. Lemosha qe hedh Qeveria cdo 2 vite tashme, sa here ka zgjedhje, sherben si opium qe pergjum kete shtrese vulnerabel te shoqerise tone, me qellimin qe te harrojne vuajtjet dhe veshtiresite e jeteses te paperballueshme ne Shqiperi.

Nderkohe Opozita e ka denoncuar kete fakt ne KQZ dhe jo vetem, por institucionet ligjzbatuese nuk kane marre asnje mase kunder kesaj nisme e cila qartazi perdoret si nje leve e fuqishme elektorale nga Partia-Shtet.

Së dyti, Falja e borxheve, amnistia e nje game te gjere detyrimesh me VKM-ne e dates 9 Maj 2025, vetem 2 dite nga zgjedhjet, e kryer nga Qeveria Shqiptare, nje akt ky totalisht ne kundershtim me Aktin Rregullator te Vitit 2020 te KQZ i cili ndalon kategorikisht 4 muaj para zgjedhjeve deri ne diten e zgjedhjeve, propozimin e apo marrjen e vendimeve per amnisti apo falje detyrimesh financiare ndaj shtresave te popullsise, si dhe me keq akoma, mos marrja e masave urgjente per pezullimin / bllokimin e kesaj nisme nga KQZ (edhe pse u vu ne levizje me ankimim urgjent nga PD- ASHM brenda dates 09.05.2025), deshmon per nje kapje totale te Shtetit, nje nivel sigurie absolute qe shkelja e ligjit me te dy kembet nga vete Qeveria por edhe nga KQZ, nuk do t’i kushtoje asgje ne raport me ligjin, por vetem do t’i sillte Partise-Shtet benefite dhe avantazhe politike dhe elektorale te jashtezakonshme, te paperllogaritshme.

Pa cekur ketu faktin se keto nisma ishin nje nga premtimet kryesore te Opozites ne Fushate dhe rrjedhimisht kompjimi i tyre demtonte drejteperdrejte edhe PD- ASHM

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …