Shpërthim në burgun e Fushë Krujës, tentativë arratisje

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e djeshme brenda rrethimit të burgut të sigurisë së lartë të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 45, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se është tentuar të dëmtohet gjeneratori, i cili ndodhet në këtë burg. Kjo për shkak se në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, ndodhen disa gjeneratorë dhe kabina elektrike.

Policia ka dyshime se lënda plasëse është hedhur nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut. Shpërthimi është dëgjuar nga ana e administratës së burgut, të cilët më pas telefonuan Policinë.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka patur as persona të lënduar dhe as dëme materiale, pasi dyshohet se lënda plasëse mund të ketë qenë në një sasi të vogël.

“Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale”, njoftuan autoritetet.

Mësohet se bomba ishte artizanale, e krijuar me nitrat. Lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit të burgut, por dyshohet se sasia ka qenë e vogël dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale apo njerëz të lënduar. Shpërthimi është dëgjuar nga ana e administratës së burgut, të cilët më pas telefonuan Policinë.

Sulmi me tritol mund të ketë patur si qëllim krijim e një rrëmuje dhe tentativën për t’u arratisur të ndonjë të burgosuri, gjithsesi, kjo mbetet vetëm në kuadrin e dyshimeve.

Policia ka dyshime se lënda plasëse është hedhur nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së burgut, të cilat mund të kenë filmuar autorën dhe mund të ndihmojnë për ta identifikuar atë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …