Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj abuzimeve me procesin zgjedhor dhe deklaratave të të ish-Kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Në një postim në rrjetet sociale, Boçi ka përmendur “sëmundjen e butë” të zgjedhjeve, siç e quajti ai, dhe ka hedhur dritë mbi tentativat e KQZ-së për të krijuar një legjitimitet të rremë përmes pretendimeve për sulme kibernetike nga jashtë.
Boçi shkruan se, ky ishte një përpjekje për të fshehur manipulimin dhe paaftësinë që karakterizuan zgjedhjet e fundit. Ai, gjithashtu, nuk ka kursyer kritikat për politikanët që i dhanë “pompozitet” një procesi të deformuar zgjedhor, duke sjellë në vëmendje ndërhyrjet e jashtme dhe ndikimet që ato mund të kishin.
Shkrimi
SINANI QË SFIDOI KINEZËT, RUSËT E IRANIANËT BASHKË
E mbani mend si “hapej” Celibashi?!!!!
Për t’i dhënë pompozitet dhe legjitimitet falso abuzimeve me procesin zgjedhor, “sëmundja e butë” e zgjedhjeve deklaronte se platformat e KQZ-së, përfshirë ato për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe transmetimin e rezultateve në kohë reale, u gjendën nën sulme kibernetike të organizuara dhe të sofistikuara, të cilat vinin nga jashtë vendit.
Madje për ta bërë situatën akoma më dramatike theksoi se këto sulme nuk ishin diletante, por të krahasueshme me ato që kanë ndodhur në vende të tjera si Franca dhe Estonia.
Po pavarësisht këtyre sulmeve, falë “heroizmit” të Celibashit e shokëve të tij- siç deklaronte ai – “ato nuk arritën të ndikojnë në sistemet e KQZ-së”.
Madje i binte fort gjoksit, duke theksuar se “ia kemi dalë të kemi zero implikim në sistemet tona, ia kemi dalë t’i zmbrapsim të gjitha këto sulme”.
Apapapa çfarë KQZ-je e fortë?!
Me e pas zili dhe SHBA!
Mirëpo si është ajo fjala e urtë?
“Atë që s’ta bën i huaji ta bën i yti”
U desh Sinani me sinqeriterin e tij patronazhist për “t’ia djegur letrat (tezat) në dorë” Celibashit e për të përshfaqur masakrën zgjedhore në dimensionin e saj të plotë!
Sinani me nder ia …. dhe kinezëve dhe rusëve dhe iranianëve. I plotësoi fletët fët e fët e i vuri kapak procesit.
Kështu i do Partia patronazhistët.
Të fortë e vigjilentë si Sinani dhe Celibashi!!!