Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor, do e dërgojmë në çdo kancelari dhe institucion ndërkombëtar

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, ka bërë të ditur se raporti përfundimtar mbi farsën elektorale të 11 majit do të jetë gati brenda datës 10 qershor.
Berisha theksoi se ky dokument do të dërgohet në të gjitha kancelaritë dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë vendet anëtare të OSBE-së, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.
“Patjetër që janë përfshirë. Ne po operojmë, për shembull ne sot ne shpërndajmë raportin e përditësuar paraprak, i cili në fakt me terma të tjerë është një lloj raporti i ndërmjetëm.
Raporti përfundimtar do bëjmë çdo gjë që të jetë gati nga data 10 qershor.
Por ndërkohë, ne si dokumente i nisim që të gjitha në misionin e ODIHR dhe misione të tjera vëzhguese.
Ku do shkojë raporti përfundimtar?
Raporti përfundimtar do shkojë në të gjitha kancelaritë e vendeve anëtare të OSBE-se, BE-së dhe Këshillit të Europës.
Raporti përfundimtar do të shkojë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, konventat e të cilave janë dhunuar në këto zgjedhje.
Raporti përfundimtar do të shkojë në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të OSBE, BE dhe KiE.
Pra, këto janë destinacionet e raportit përfundimtar.
Por për të mbajtur nonstop të informuar, ne kemi operuar me raportin paraprak, tani kemi përgatitur raportin e ndërmjetëm dhe raportin përfundimtar do përpiqemi ta përgatisim midis datës 10 dhe 15 qershor me çdo kusht”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama censuroi deklaratën e Departamentit të Shtetit për minimin e zgjedhjeve, paralajmërimi i fortë i Rubio

Rama ka censuruar në të gjitha mediat e tij deklaratën e Departamentit të Shtetit për …