Lubonja: Si do ia bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Janë vota të krimit! Nuk ka asnjë faj Berisha!

Analisti Fatos Lubonja, kundërshtoi narrativën se Partia Socialiste fiton vetëm përballë Sali Berishës.

Në një lidhje në emisionin “Log”, duke iu referuar diskutimeve të vazhdueshme në publik, Lubonja ka hedhur poshtë idenë se fitorja e Partisë Socialiste lidhet automatikisht me praninë e Sali Berishës në krye të opozitës.

Lubonja: E hedh poshtë një tezë që ka qarkulluar shpesh  se Rama fiton sepse ka Berishën përballë. Kjo nuk u konfirmua nga zgjedhjet”.

Sipas tij, përtej emrave, ekuilibrat politikë janë prishur dhe regjimi aktual ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e një force të vetme politike, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e votës.

Analisti Lubonja, nënvizoi se nuk jemi më përballë një sistemi zgjedhor normal, por të një realiteti ku kontrolli mbi institucionet dhe përfshirja e strukturave kriminale kanë deformuar procesin demokratik.

“Nuk është më njësoj si në zgjedhjet e mëparshme. Është prishur ekuilibri i forcave. Edi Rama ka marrë të gjitha pushtetet. Këtë rezultat nuk mund ta lexosh pa këtë kontekst”, duke shtuar se Sara Mila apo Zegjineja nuk kanë marrë vota vetëm për vete, por për partinë. Kanë nxjerrë nga tre deputetë në një qytet. Janë vota të krimit.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …