Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Rama bëhet edhe shkencëtar, Balluku e emëron kryetar të Akademisë së Shkencave

Me një vendim të datës 28 maj, të firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, qeveria ka ngritur Këshillin Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor (KKSHKSH), një organ i ri që do të drejtohet de facto nga Kryeministri Edi Rama, i cili është emëruar si kryetar i këtij këshilli.

Vendimi, që ka kaluar pa shumë bujë publike, parashikon që në përbërje të KKSHKSH-së të jenë 19 anëtarë, mes tyre 7 ministra, përfaqësues të agjencive shtetërore dhe vetëm 4 përfaqësues nga universitetet, si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave. Në thelb, akademikët zëvendësohen nga politikanët, ndryshe nga struktura e mëparshme ku kërkimi shkencor drejtohej nga Këshilli i Akademikëve dhe vetë universitetet.

Këshilli i ri do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), që do të veprojë si sekretariat teknik.

Sipas Qëndresës Qytetare, ky vendim cënon lirinë akademike dhe bie ndesh me ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, duke i dhënë goditjen përfundimtare pavarësisë së universiteteve dhe zhvillimit të arsimit cilësor në vend.

Situata është edhe më alarmante në aspektin financiar:

Vetëm 0.056% e PBB-së është alokuar për kërkimin shkencor në vitin 2025, shumë larg minimumit 1% të kërkuar nga direktivat e BE-së;

Universitetet përdorin mesatarisht vetëm 0.15% të të ardhurave nga tarifat e studentëve për kërkimin shkencor, ku Universiteti i Tiranës bie në nivelin më të ulët me vetëm 0.09%;

Shqipëria renditet e fundit në Evropë përsa i përket intensitetit të kërkimit shkencor, me vetëm 6 artikuj shkencorë për 100,000 banorë.

“Ky vendim është simboli i kapjes përfundimtare të arsimit nga politika dhe një hap mbrapa në ringjalljen e universiteteve shqiptare”, thekson Qëndresa Qytetare në reagimin e saj.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …