Topalli: Rezultati në Fier – 92% për pushtetin… nga diaspora! Putin (Rusi) – 87% në zgjedhjet e fundit

Drejtuese politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ndaj rezultatit të votimeve në qarkun e Fierit, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka marrë 92% të votave të diasporës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli e ka krahasuar këtë rezultat me ato të regjimeve autokratike në botë, duke përmendur liderë si Vladimir Putin në Rusi (87%), Aleksandër Lukashenko në Bjellorusi (80%), Bashar Al-Asad në Siri (95%) dhe Kim Jong-un në Korenë e Veriut (100%).

Reagimi

Rezultati në Fier – 92% për pushtetin… nga diaspora!

Le të krahasojmë me disa prej “kampionëve të demokracisë” në botë:
* Putin (Rusi) – 87% në zgjedhjet e fundit
* Lukashenko (Bjellorusi) – 80%
* Asad (Siri) – 95%
* Kim Jong-un (Koreja e Veriut) – 100% (me një votë “jo”)
* Edi Rama në Fier – 92% nga diaspora

Shqipëria zyrtarisht është futur në klubin e autokratëve të planetit, ku rezultati i votës është i njohur para se të mbërrijë zarfi.

Kjo eshte farsa zgjedhore me brutale ne 3 dekada.

Image

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …