Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve, më pas do paraqiten kërkesat e tjera

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët se shqetësimet dhe ankesat e disa kandidatëve rreth zgjedhjeve, janë duke u trajtuar në kuadër të platformës ligjore dhe politike të partisë. Ai thekson se, sipas ndryshimeve të kodit zgjedhor të vitit 2019, kandidatë individualë nuk kanë të drejtën të paraqesin ankesa të tilla personalisht, por vetëm përmes subjekteve politike.

Berisha shpjegon se fillimisht do të shqyrtohet paligjshmëria e përgjithshme e zgjedhjeve, dhe më pas do të paraqiten kërkesat specifike të kandidatëve nëpërmjet strukturave zyrtare të partisë.

“Tani, ajo është zhurmë për asgjë. Pse? Ua shpjegoj unë.

Në vitin 2019, një ndryshim i kodit zgjedhor, por e vërteta i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i, ka hequr të drejtën e kandidatëve që të paraqesin ankesa të kësaj natyre.

Nuk ekziston ajo e drejtë nga viti 2019 e këndej për kandidatin.

Komisioni i Venecias, ODIHR dhe kodi ynë, këtë të drejtë ua njohin subjekteve politike.

Subjektet politike investohen edhe për kandidatin.

Këta kandidatë të nderuar kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë ua kanë bërë të qartë edhe interpretimin e thirrjes time, që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë, por brenda platformës së miratuar nga partia.

Në ç’kuptim?

Në qoftë se partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, e para kërkesë që shqyrtohet është paligjshmëria.

Pas kësaj, partia merr dhe paraqet një nga një kërkesat e kandidatëve.

Disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre.

Edhe për kandidatët e Tiranës, ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur është një rrugë që nuk ka mbështetje ligjore.

Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin.

Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji.

Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë KQZ-së.

Pra, ka qenë vetëm një keqkuptim nga ana e tyre.

Në qoftë se nga unë është thënë dy herë se çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do mbështetet nga partia, duhet të respektojë këtë platformë që ka përcaktuar partia në përputhje me ligjin elektoral”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …