Evropianët refuzojnë Ramën! Askush nuk dëshironte të fliste me të!

Në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar Aachen Charlemagne 2025, ku u nderua Ursula von der Leyen dhe ku fjalimin kryesor e mbajti Friedrich Merz, u shprehën mesazhe të forta për të ardhmen e Evropës dhe rolit të saj global.

Midis të pranishmëve ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili u vu në qendër të kritikave nga politika evropiane. Martin Henze, kryetari i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, deklaroi se Rama dhe qeveria e tij e korruptuar, përbëjnë një pengesë serioze për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Askush nuk dëshironte të fliste shumë me të, dëshira e tij për fotografi ishte e sikletshme”, shkruan Henze në një postim në FB, duke u ndalur në mungesën e legjitimitetit të Ramës dhe ‘qeverinë e tij të hajdutëve’.

Sipas Henze, për sa kohë që Rama do të vazhdojë të qeverisë pa legjitimitet dhe duke mbajtur një qeveri të tillë, Shqipëria nuk ka shanse të anëtarësohet në BE. Ai theksoi se Bashkimi Europian mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia praktikohen në mënyrë të sinqertë, dhe se nuk ka vend për qeveri korruptive si ajo e Ramës në familjen europiane.

Ky është një sinjal i qartë i rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare për të përmbushur standardet demokratike dhe ligjore në rrugën drejt integrimit europian.

Postimi i plotë i Martin Henze:

Çmimi Aachen Charlemagne 2025

Von der Leyen dhe Merz bëjnë thirrje për forcimin e Evropës.

Kolegia ime partiake Ursula von der Leyen u nderua dje me Çmimin Ndërkombëtar Charlemagne, ndërsa Friedrich Merz mbajti fjalimin kryesor.

Të dy politikanët shohin një rol të ri për Evropën dhe Gjermaninë në botë.

Autokratë si Rama nga Shqipëria ishin gjithashtu të pranishëm.

Askush nuk dëshironte të fliste shumë me të, dëshira e tij për fotografi ishte e sikletshme, të gjithë e dinë për zgjedhjet e manipuluara dhe qeverinë e tij të korruptuar.

U bë e qartë se për sa kohë Rama, balla i Shqipërisë, “qeveris” pa legjitimitet, duke organizuar një qeveri hajdutësh, Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së.

Një vendim i mençur drejtimi.

BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohen, por edhe praktikohen; ne nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …