Katastrofa mjedisore në Shijak/ Berisha: Dënoj këtë akt mafioz, po kërcënohet shëndeti i banorëve!

Një situatë alarmante po ndodh në fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku mbeturinat e grumbulluara në një zonë të hapur po digjen në mënyrë të qëllimshme gjatë natës.

Për këtë gjendje alarmante ka reaguar edhe kryetari i PD, Sali Berisha. Ai shkruan se, Bashkia e Shijakut grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën.

“Bashkia e Shijakut grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën.

Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës”, shkruan Berisha duke postuar edhe pamjet nga katastrofa mjedisore.

About Redaksia

Check Also

E vetmja gjë që i duhet triumfit të së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.

Arben MALAJ Në muret e historisë së filozofisë, pak thënie godasin me forcën e thjeshtësisë …