Narkoshteti në shënjestër të SHBA/ PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike përshëndet mesazhin e Këshilltarit të Lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën (DRL) në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, z. Samuel Samson, të përcjellë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në këtë mesazh, qendrimi i Shteteve të Bashkuara për liritë e individit, i shprehur qartë si nga Presidenti Trump, nga Zv. Presidenti JD Vance dhe nga Sekretari Rubio, rezonon fuqishëm me kauzat e Partisë Demokratike dhe me gjendjen e Shqipërisë.

Të ripërmbledhura nga z. Samson dhe të ritheksuara nga Ambasada e SHBA për rastin e Shqipërisë, janë një denoncim për narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo, sepse është fakt i pamohueshëm se në të katër kolonat e mesazhit- “Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale” – mbështetet narko-regjimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, përmes bashkëpunimit me patronazhistët dhe kartelët e drogës.

Ato kërcënojnë opozitën, demokracinë, vetë shoqërinë në tërësi dhe, siç me të drejtë vëren z. Samson, “vetë themelet e partneritetit transatlantik.”

Partia Demokratike, duke qenë mirënjohëse për kohën dhe dinjitetin universal të mesazhit të Departamentit të Shtetit, thekson nevojën që shpreh edhe Rezoluta e sapomiratuar e IDC-CDI: një qeveri teknike për zgjedhje të lira. Ajo u garanton partnerëve tanë se mbetet e vendosur për rikthimin e shtetit ligjor dhe të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …