Baçi: SPAK në ndihmë të fushatës së PS, intimiduese për PD

Deputeti i PD, Luan Baçi tha se, është jashtë çdo logjike juridike e ligjore që lideri i opozitës, Sali Berisha të vijojë paraqitjen e tij në SPAK, sa kohë që hetimet e nisur ndaj tij janë një paradoks, pa prova e fakte.

Në një prononcim për mediat jashtë dyerve të SPAK në mbështetje të liderit demokrat, deputeti Baçi tha se ky institucion po përpiqen të intimidojë PD, duke thirrur komisionerët e saj që kanë marrë pjesë në parlamentaret e 11 majit.

“Në fakt SPAK ka qenë ndihmëse konkrete e fushatës elektorale të PS dhe intimiduese e PD. Paradoks i vërtet i hetimeve të palogjikshme të Berishës në SPAK.

Para disa ditësh drejtues të QV dhe komisionerë thirren në SPAK për tu pyetyur. Është një thirrje intimiduese që u bëhet, pasi agjentët e BKH i telefonojnë nga SPAK pa prezantim. Më kanë marrë në telefon komisionerë të PD që na marrin nga BKH në emër të SPAK.

Pas denoncimit në polici me raste konkrete, kemi pasur vërtetësi që SPAK ka qenë, është se çfarë keni bërë”, tha Baçi.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …