CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Këto ishin zgjedhjet e kanabizimit më të madh në historinë e vendit!

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferëncn për shtyp sëbashku me gazetarin Armand Maho tha se, këto ishin zgjedhjet e kanabizimit më të madh në historinë e vendit!

Armand Maho: Normale, se një shpërndarje e tillë e zonave, siç thamë janë më shumë se 249 kilometra katrorë, por të shpërndara, e bën të pamundur kontrollin nga policia. Plus që aktiviteti në këto zona vijon ende sot.

Si ka qenë efekti elektoral. Sipas disa matjeve të mia në zonën e Malësisë së Madhe, në 2021 ishte PD-ja fituese me gati 3500 vota para, ndërkohë që sivjet ishte kthyer me 4 mijë vota përmbysje për PS-në.

Të fitojë PS-ja Postribën ku është lejuar përdorimi i kanabisit nuk ka ndodhur në këto 34 vite. Pra efektin e vet e ka pasur. Sepse, siç e thashë dhe më parë, nuk janë vetëm njerëzit aty, por edhe ata që kanë emigruar në Tiranë, jashtë. Prandaj ka dhënë dy zona në Kukës, ose komplet Dropullin që është i boshatisur.

Sali Berisha: Siç e shifni këto ishin zgjedhjet e kanabizimit më të madh në historinë e vendit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …