Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në finalen e Champions League, duke e cilësuar si një shembull të luksit të pamerituar në një kohë kur vendi ndodhet në krizë të thellë ekonomike.
Berisha akuzoi Ramën se po shijon krimet e tij elektorale” teksa udhëton me çarter dhe shpenzon mijëra euro për bileta dhe darka luksoze.
“Është një periudhë ku interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. Unë e dua futbollin, por sipas mënyrës time. Nuk them se e pashë (finalen e Chl).
Tani ju donit të më thoni mua, se Edi Rama thuhet se me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro, ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun.
Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektoral që ka bërë.”, tha Berisha.