Korrupsioni me fondet e IPARD/ Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me një dosje korrupsioni që sipas tij lidhet me fondet IPARD.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë aferë si “një nga aktet më të shëmtuara të korrupsionit në vend”, duke thënë se dosja është bllokuar me urdhër politik. Ai tha se, dosjen e mban Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

“Korrupsioni me fondet e IPARD është një nga aktet më të shëmtuara.

Dosjen e mban Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës.

Dosja është dorëzuar në SPAK nga ish-ambasadorja e BE para largimit të saj. Por një dorë e zezë e ka bllokuar atë dhe ajo nuk lëviz.

Ka privuar fermerët shqiptarë nga 130 milionë euro.

Kurse autorja kryesore, pas Ramës, e atyre vjedhje të fondeve të IPARD-it, është këshilltare në kryeministri.

Po përgatit një libër, një tekst për akademinë e barinjve.

Po, po, se tani ka aktivitet akademik ajo Krifca”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …