Vetingu që legalizon kontratën mes burrit dhe vëllezërve të Irena Gjokës, dështim total i çdo zyre shteti…

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook duke cituar pjesë nga dosja e vetingut për gjyqtaren e tre mbiemrave. Ai shkruan se aty ka shkelje flagrante te ligjit dhe e shoqëron postimin e tij edhe me foto të dokumentave.

Reagimi

Dështim total i çdo zyre shteti: Vetingu që legalizon kontratën mes burrit dhe vëllezërve të Irena Gjokë, që citon nenet 801-825 të kodit civil kur asokohe kodi civil kishte veç 254 nene! Prokuroria e Përgjithshme që ka 15 muaj që gjoja po heton për Irenën në Greqi por nuk ka konkluduar.

KLGJ që e ka me ligj të vendosë brenda 15 ditësh por luan kungulleshkash e thotë që duhet konfirmim nga Prokuroria e Përgjithshme ndërkohë që vendimi ka vulë apostile nga Gjykata e Janinës. Dhe Prokuroria e Përgjithshme që pret që Ulsi Manja të komunikojë por që ata ia çojnë gjykatës se Athinës në vend të Janinës.

About Redaksia

Check Also

Anulohet tenderi 364 milion euro për autostradën Milot-Balldre

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar këtë të hënë, më 14 korrik, se koncesioni …