Zhupa përplaset me deputeten e PS: Keni marrë përgjegjësi me kokë para Suel Çelës, Troplinëve, Bajrave!

Debate në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Ina Zhupa denoncoi farsën elektorale që i dha mandatin e katërt qeverisë Rama.

Replikës së deputetes socialiste, Evis Kushi se ishte përgjegjësi e madhe të fitosh mandatin qeverisës me 83 deputetë, Zhupa iu përgjigj se kanë marrë përgjegjësi shumë të madhe para Suel Çelës, Troplinëve, Bajrave. Është përgjegjësi me kokë ajo.

Ina Zhupa: Jemi unik si e bëjmë farsat zgjedhore. Jemi unikë si mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, që sa më shumë shtohet numri i atyre që kapen me vjedhje dhe shkojnë në burg për korrupsion, aq më shumë i shtohen votat e një maxhorance. Sa më shumë shtohen tenderat e vjedhura aq më shumë ju bëhen votat. Sa më shumë shtohen tokat publike që rrëmbehen e bëhen toka për oligarkët aq më shumë ju shtohen votat. Sa më shumë helmoni fëmijët me ushqim të pakontrolluar dhe krijoni stres popullatës aq më shumë ju shtohen votat. Këtë ekuacion  nuk ka pitagorë që e zgjidh vec një farse elektorale, ku vendoset nga treni bullgar, grupet kriminale e manipulimi i votës e fondet lumë që shkojnë për qëllime elektorale, sic e keni zakon.

Nuk ka formulë në botë të shpjegojë si mund të votojë një qytetar Zeqinenë e të mos hyjë Lindita Buxheli. Nuk ka formulë në botë logjike si të dalë më i votuar Arkend Balla që e kemi pasur 4 vite në parlament e nuk e kemi dëgjuar kurrë por e ka dëgjuar elektorati sa i mirë qenka në mbrojtje të interesave të tyre, kur ska folur ndonjëherë. Jo vetëm i rriten votat por tejkalon dhe votën e kryeministrit kur kandidonte në Durrës.

Çfarë tju thuash juve?!
Ne kemi detyrë ta denoncojmë këtë farsë elektorale në cdo institucion ndërkombëtar dhe për të qenë garant se nuk do të tërhiqemi e do të jemi si makth i madh sado që vidhni e shkatërroni.

Më vjen keq se nga 27 kolegë vetëm 5 do të kthehemi. Shpesh jua kam thënë mos u përdorni, mos u bëni vegla e ushtarë. Ashtu ndodhi. Kaluat ligje me porosi e koncesione kundër interesit publik.

Iku Blerina, madje e ndaluan të ankohej se ishte paracaktuar ta merrte Olta e investimeve strategjike që nuk e fitoi dot këtu Tiranën por i erdhën me thasë nga diaspora për të vendosur atë që donte lideri juaj global.

Evis Kushi: Pasi humbni në vend që të reflektoni akuzoni fituesit se ju vodhën zgjedhjet. Nuk e kërkoni tek vetja. Ne edhe kur fitojmë reflektojmë. Për ne është përgjjegjësi e madhe 83 mandate që na kanë dhënë. Sa i takon Elbasanit dua ti falënderoj qytetarët që dha fitore 10 me yll ndërsa opozita pati 4 mandate. Sa i takon shqetësimeve për deputetët që nuk do jenë në mandatin e ardhshëm dhe paragjykimet që keni për deputetët e rinj, po them që fati ynë është që ne do jemi në qeverisje. E sigurisht duke qenë në qeverisje kemi kaq shumë mundësi për të dhënë kontribut.

Ina Zhupa: Vjedhje si kjo nuk ka parë historia. Nuk ka logjikë as matematike as formale. Mjafton që të kujton Sara Milen që rrezik do e kemi dhe anëtare të këtij komisioni. Nuk pres ndonjë mrekulli. Ke shumë të drejtë. Keni marrë përgjegjësi shumë të madhe para Suel Çelës, Troplinëve, Bajrave. Është përgjegjësi me kokë ajo. Jam shumë dakord me ju. Meraku juaj është si ta bëni opozitën sic e doni vetë. Ne e dimë vetë rrugën tonë, e çfarë duan qytetarët. Ne kemi garancinë e njerëzve të ndershëm që nuk shiten e nuk blihen kurrë dhe nuk tërhiqen prë hunde nga bandë apo kriminelë. Më  mirë të jemi njerëz që nuk shitemi e blihemi sesa të jemi njerëz që nuk na njohin me emrin tonë por me mbiemrin e bandës që e kontrollojnë. Jo 10 mandate por ju mund të merrnit dhe 14 mandate me mënyrën si mbushët thasët dhe vutë krimin në funksion të zgjedhjeve. ju pak keni dalë. Rezultati flet vetë, ashtu sic flet pakënaqësia e shpopullimi.

About Redaksia

Check Also

Iu dha Salillarit një ditë pas zgjedhjeve, anulohet tenderi 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në …