130 mijë fletët e munguara/ Kaso: Kërkesa jonë bazohet tek procesverbalet e tyre!

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso i ftuar në “Log.” për të diskutuar mbi kërkesën e PD për nisjen e hetimit administrativ nga KQZ për humbjen e 130 mijë fletëve të votimit, tha se kjo kërkesë bazohet në të dhënat zyrtare nga procesverbalet e KQZ-së.

Sipas Kasos, nëse fletët nuk dalin, duhet të jepet llogari ku janë pasi teprica e fletëve që kanë ngelur janë më pak se teprica që duhet të mbetej. Ka disa fletë që as janë të përdorura as të pa përdorura.

“Nuk dihet se ca ka ndodhur por logjika më e thjeshtë është se ato fletë mund të jenë zëvendësuar. Kemi provën se kemi vendimin e KQZ që janë prodhuar 3 milionë e 534 mijë e 792.

Janë gjetur 1 milion  463 mije e 204 në kutitë e votimit, janë deklaruar të papërdorura 1 milion e 935 mijë e 834, 5 mijë janë të dëmtuara mungojnë 130 mijë e 754. Ne nuk akuzojmë por themi nga procesverbalet që na keni dhënë gjejeni ju ku janë”.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …